Robert Moreno nxjerr blof Agim Ademin, tekniku spanjoll preferon një ekip rus në vend të Kosovës (POSTIMI)

Robert Moreno i ka thënë “JO” Kosovës. Spanjolli refuzon kështu drejtimin e “dardanëve”, me këto të fundit që janë pa një timonier që pas largimit të Primoz Glihas.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari spanjoll, Matteo Moretto, i cili ka theksuar se e ka refuzuar dhe se dëshiron të drejtojë Sochit, ekip rus. 46-vjeçari spanjoll që në të kaluarën ka trajnuar Granadën, Monacon dhe Spanjën, teksa ka qenë edhe ndihmës i Luis Enrique.

Pas refuzimit të spanjollit, tashmë stoli i “dardanëve” vazhdon të jetë i boshatisur, me drejtuesit e FFK-së që duhet të vazhdojnë me planin B. Kujtojmë se para disa ditësh Agim Ademi dhe trajneri spanjoll kanë darkuar së bashku, ku kanë diskutuar mes tyre për Kosovën, por tashmë ish-ndihmësi i Enriques ka zgjedhur ekipin rus para “dardanëve”.

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)