Rizoto pule me kungullesha

Koha e përgatitjes: 30 minuta – Për katër persona

400 gram file pule
2 Gota oriz
1 Kungulleshë
1 Grusht bizele 
1 Qepë
1 Thelpi hudër
0.6 litër bazë supe (ose më shumë sipas nevojës)
Kripë
Piper
Pak lëvore limoni
1 Lugë gjalpë
Parmezan kur të shërbehet

Prejeni kungulleshën në copa kubi dhe fërgojini në një tigan me vaj derisa të bëhen ngjyrë kafe të arta. Vendosni në një pjatë me kripë.

Në të njëjtin tigan, fërgoni copat e filetos së pulës bashkë me qepën dhe hudhrën e grirë. Hidhni kripë dhe shtoni orizin.

Hidhni një lugë supë të zier dhe gatuajeni derisa orizi të thithë gjithë ujin. Shtoni përsëri një lugë të bazës së valës dhe përzieni. Përsëritni procesin derisa orizi të zbutet.

Në fund, shtoni bizele të grira, piper, lëvore limoni, përzieni kungulleshat me një lugë gjelle gjalpë. Përzini mirë që të kemi një rizoto sa më kremoze dhe shërbeni sa më shpejt që është e mundur duke hedhur parmezan mbi të.

Ju bëftë mirë!

Related posts

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!