Ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ cakton datën

Zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së rrogozhinës do të rizhvillohen në 23 korrik. Vendimi do të diskutohet nesër në komisionin qëndror të zgjedhjeve duke nisur procedurat për të ftuar pranë kutisë rreth 32 mijë banort që janë në listën e zgjedhësve.

Ishte kolegji zgjedhor që shpalli pavlefshmërinë e 12 mijë votave të hedhura në 14 maj ku kandidatët ai i Partisë Socialiste dhe ai i Bashkë Fitojmë u ndanë me vetëm 21 vota. Opozita ankimoi për shkak se në burgun e zonës kanë shprehur zgjedhjen edhe persona të përjashtuar me kushtetutë.

Tashmë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit Bashkë Fitojmë do të rimasin forcën për mandatin katër vjeçar.

Ndërkaq situata mbetet e paqartë për kukësin. Pas dorëheqjes së Safet gjicit, dhe shkarkimit të tij pak minuta pas publikimit të videoskandalit detyra e kryetarit mbetet bosh. Në këtë rast është presidenti që dekreton zgjedhje të reja, por vetëm pas kërkesës së kryeministrit që njofton vakancën. Mësohet se deri më tani për këtë qytet në tryezën e Bajram Begajt nuk ka mbërritur asnjë shkresë

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë