Ringu i boksit kthehet në arenë përplasjesh, tifozët shqiptarë hyjnë dhe dhunojnë boksierin kolumbian (video)

Ka degjeneruar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez, ndeshje e zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova”. Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

Ata janë futur në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma kolumbianin Ramirez. Në pamje shihet se ka ndërhyrë edhe policia e shtetit. Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit