Rikthimi i Klevis Hasanbelli i jep qetësinë e munguar Erzenit, portieri protagonist ndaj Tiranës

Erzeni ka rifituar qetësinë në portë. Klevis Hasanbelli ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit shijakas në ndeshjen ndaj Tiranës mbyllur në barazim 1-1. Portieri u dëmtua në dorë gjatë ndeshjes me ekipin e Partizanit në atë ndeshje ku portieri arriti të ndal dhe penalltinë e goditur nga Tedi Cara.

Hasanbelli edhe pse 4 javë jashtë fushave të blerta kthehet më në formë se kurrë.Në ndeshjen ndaj Tiranës gardiani arriti të priste plot gjashtë goditje në kuadrat duke mbajtur portën e paprekur deri në minutën e 81-të.Edhe pse ndeshja përfundoi në barazim 26-vjeçari mund të quhet padyshim lojtari i ndeshjes.Këtë sezon Klevis Hasanbelli në 16 ndeshje ka mbajtur 6 herë portën e paprekur.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit