Rikthim te Flamurtari? Dejvi Bregu vendos për të ardhmen e tij, firmos në Shqipëri (FOTO)

Dejvi Bregu është zyrtarisht lojtari më i ri i Dinamo City-t.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar nënshkrimin e 28-vjecarit, që ka firmosur për tre vitet e ardhshme.

“Dejvi Bregu vishet blu!

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një emri të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat.

Bregu luan në të dy krahët e sulmit, por edhe si numër 10. Futbollisti 28-vjeçar është aktivizuar në vendin tonë me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën. Ai ka luajtur gjithashtu në dy kampionate të huaja, në Turqi dhe në Poloni.

Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!” – shkruan Dinamo City.

Bregu rikthehet kështu në Shqipëri pas tri vitesh nga koha kur u largua nga Teuta, teksa fillimisht luajti ne Turqi me Boluspor dhe Umraniyespor, ndërsa sezonin e kaluar u aktivizua në Poloni me skuadrën e Wisla Krakow.

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…