Rikthim në kohë/ Titulli kampion i Elbasanit në vitin 2006, si festohej në rrugët e qytetit (video)

Elbasani

Problemet ekonomike dhe divergjencat mes aksionarëve bënë që disa vite më parë të shkrihej një emër i njohur i futbollit shqiptar. KF Elbasani, dy herë kampion i Shqipërisë (sezonet 1983-84 dhe 2005-2006) falimentoi.

Në vitin 2021 bashkia e qytetit themeloi klubin AF Elbasani, që nisi rrugëtimin e tij në futbollin shqiptar në ligat inferiore (në Kategorinë e Tretë). Drejtimin teknik të skuadrës e mori një emër i njohur, ish-kapiteni i skuadrës Gentian Stojku, që brenda dy sezonesh udhëhoqi skuadrën fillimisht drejt Kategorisë së Dytë dhe më pas drejt Kategorisë së Parë, me një ecuri rekord, pa njohur asnjë humbje në ndeshjet zyrtare.

Mbas 9 vitesh një qytet me tradita në futboll dhe me një tifozeri për tu pasur zili rikthehet në Superiore. AF Elbasani është një histori suksesi, pasi 3 vite pas themelimit të tij arrin që të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar, aty ku ky klub, ky qytet dhe këta tifozë meritojnë të jenë. Klikoje Sport ka mundësuar një moment sesi është festuar në rrugët e qytetit titulli kampion fituar në sezonin 2005-2006.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit