Rikthehet errësira në Superiore, ndërpritet energjia elektrike në takimin Teuta-Tirana (video)

Teuta pret sot Tiranën në një sfidë shumë interesante të javës së dytë të Kategorisë Superiore. Durrsakët nuk kanë zbritur ende në fushë në këtë edicion për shkak se iu shty ndeshja e parë ndaj Partizanit, ndërsa Tirana ka dhënë një sinjal të cilësive të saj në përmbysjen në derbi.

Trajneri Diego Longo ka ndërtuar një ekip me emra të rinj për shkak të ndryshimeve të shumta në këtë edicion. Kjo shihet edhe në formacionin titullar të sotëm të durrsakëve ku atij i është dashur të bëjë lëvizje në çdo repart.

Ndërkohë, te Tirana trajneri Shehi ka vendosur t’i bëjë hapësirë treshes Latifi-Abazaj-Hasani në repartin e avancuar, duke besuar te shpejtësia e tyre në organizimin e manovrës sulmuese. Në minutën e 35′ është ndërprerë energjia elektrike me dy skuadrat që u detyruan të braktisnin takimin.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…