Rezultoi një dështim te Vllaznia, sulmuesi firmos me një tjetër klub shqiptar

Te Vllaznia merkatoja në dalje ka nisur thuajse një javë më parë, teksa nga kuqeblutë janë larguar lojtarët që nuk janë në planet e trajnerit Qatip Osmani. Darko Dodev është njëri prej tyre, i cili ka ndërprerë kontratën me shkodranët.

Sulmuesi 25-vjeçar nuk i bindi dot drejtuesit në këtë pjesë të parë të sezonti dhe vendosi që të largohet. Dodev ka gjetu menjëherë skuadrën e re.

Maqedonasi do të vazhdojë kështu karrierën te Shkupi, skuadër ku ka firmosur për pjesën tjetër të sezonit. Kujtojmë se 25-vjeçari ia doli që vetëm në nnjë ndeshje të luante si titullar me fanelën e Vllaznisë, duke mos lënë asnjë gjurmë në kampionatin shqiptar.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)