Rezultati i zgjedhjeve në Shkodër, reagon presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri: Idealizmi humb ndaj pragmatizmit (FOTO)

Në Bashkinë Shkodër doli një rezultat historik teksa për herë të parë Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Kandidati Benet Beci mposhti kundërshtarin e tij politik dhe kryetarin aktual, Bardh Spahinë.

Pas përfundimit të votimeve dhe rezultatit final, ka reaguar në rrjete sociale edhe vetë presidenti i klubit të futbollit Vllaznia. Alban Xhaferri ka postuar një thënie të aktorit Danny Strong: “Idealizmi humb ndaj pragmatizmit kur vjen puna te fitimi i zgjedhjeve.”

Kuptimin e kësaj shprehje i takon Xhaferrit ta shpjegojë por vlen të përmendet që pak ditë para zgjedhjeve, klubi Vllaznia dhe fituesi i tanishëm Benet Beci, nënshkruan një pakt për zhvillimin e sportit në 4 vitet e ardhshme.

Related posts

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh