Rezultatet negative/ Kastrioti mbetet pa trajner, Mema jep dorëheqjen! Zbulohet tekniku i ri

Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i Kastriotit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp klubi krutan ka bërë publik vendim e trajnerit, i cili ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve jo pozitive. Në dhjetë ndeshje si trajner i Kastriotit, Mema, koleksionoi 2 fitore (një në Superiore përballë Vllaznisë dhe një Kupë ndaj Dinamos), 3 barazime dhe 5 humbje.

Disfata e fundit ndaj Kukësit solli edhe këtë pakënaqësi të teknikut 51-vjecar që mendoi të largohej përfundimisht. Mema mori drejtim e krutanëve pas humbjes 4-0 që pësuan përballë Tiranës 12 dhjetorin e kaluar duke i zënë vendin Emiljano Çelës, pikërisht ky i fundit pritet të rikthehet sërisht në stolin krutan. Aktualisht, Kastrioti renditet në vendin e fundit në kuotën e 20 pikëve, 5 distanca larg nga Teuta e Bylis që ndodhen pranë zonës së play-outit dhe të mbijetesës.  

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)