Rezart Dabulla, ish-lojtari i Tiranës shpesh ka qenë kritik për gjendjen që po kalon ekipi bardheblu. Në emisionin sportin në Ora News, Rezart Dabulla u shpreh se presidenti Refik Halili është fajtori kryesor për këtë gjendje: Ai është faktori kryesor për gjendjen e Tiranës. Bardheblutë janë në këtë pikë prej tij. Fjalë që ka detyruar presidentin Refik Halili të ndërhyjë menjëherë.
“Jam i gatshëm që të vij në emision të flasim dhe nëse kam mundësi të kesh Dabullën dhe Çobanin që të bëjmë një ballafaqim. E shoh se është shkelur shumë mbi klubin e Tiranës. Nëse keni mundësi javën e ardhshme jam në emision sepse janë kthyer studiot televizive si një kioska ku flasin të gjithë. Ne mund të diskutojmë edhe financat nëse janë ashtu sikurse thonë, apo janë ndryshe. Mund të flasin të gjithë për futbollin apo për qeverinë, sepse janë bërë të gjithë mjeshtra, duke qenë se e kanë gabim duke folur pa baza. Unë do të vijë në emision dhe të shoh kush flet!”, përfundoi kreu i klubit bardheblu.