Rey Manaj rikthehet si “sulltan” në Turqi, tifozët e Sivasporit i bëjnë pritjen madhështore në aeroport (video)

Rey Manaj do të vijojë karrierën te skuadra e Sivasporit, aty ku me golat e tij u shndërrua në një beniamin të tifozëve. Sulmuesi shqiptar ka zbarkuar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në aeroportin e Sivasporit, ku iu rezervua një pritje elektrizuese nga tifozët bardhekuq.

U përfol shumë për një largim të Manajt, drejt ndonjë kampionati më elitar, por mesa duket sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka vendosur të vijojë karrierën për të paktën edhe 1 sezon te skuadra turke.

Në edicionin e kaluar Manaj u shndërruar në një hero te Sivaspori ku arriti të shënonte plot 18 gola në 33 ndeshje të zhvilluara në kampionat, si dhe regjistroi edhe 3 asiste.

 

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime