Rey Manaj drejt mbylljes së aventurës me Sivasspor, pret kalimin te rivalët e klubit turk

Rey Manaj

Rey Manaj po bëhet gati të ndërrojë skuadër, duke i dhënë lamtumirën Sivasporit pas një viti e gjysmë me këtë klub. Futbollisti kishte bërë të qartë se do të largohej gjithsesi në fund të sezonit kur i mbaron kontrata dhe në klub tashmë duan të përfitojnë nga një shitje e mundshme e tij.

Kështu dyert për Manajn janë të hapura me një ofertë bindëse dhe mediat turke kanë bërë të ditur se një nga klubet e mëdha të Turqisë, Trabzonspori, pritet të plotësojë kërkesat ekonomike për palët e përfshira. Senjol Gynesh, trajneri i njohur turk i cili drejton aktualisht Trabzonsporin, raportohet se ka kërkuar me çdo kusht Manajn, pasi e pëlqen mes të gjithë sulmuesve të tjerë në kampionatin turk.

Skuadra aktualisht nuk po bën mirë dhe ndodhet larg zonës së Europës, ndaj po kërkohen përforcime të rëndësishme për ringritjen e saj në pjesën ë dytë të edicionit, me Manajn që shihet si nja nga emrat që do ta ndihmojë për të bërë kthesën.

Vetë lojtari kishte deklaruar pak javë më parë se shihte veten gati për të dhënë kontributin në një nga katër klubet kryesore turke: Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor. “Jam i bindur se mund të bëj diferencën edhe atje”, ishin fjalët e tij.

LEXO ME SHUME:Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën

DEKLARATA E DHËNË DISTA DITË MË PARË

Rey Manaj ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj klubit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për “Fanatik”-un, ku ka shpjeguar situatën e vështirë që po përjeton te Sivaspori.

Related posts

“Asllanin e kam si vëlla të vogël”, Hakan Calhanoglu këshillon mesfushorin shqiptar: I kam thënë se ku duhet të përmirësohet

Ardian Ismajli gati të ndryshojë skuadër në janar, mbrojtësi te gjigandët e Serie A

E FUNDIT/ Elbasani “peshkon” te Tirana, drejt firmës me lojtarin më të spikatur (FOTO)