Rey Manaj nuk e pranon zëvendësimin, del nga fusha e lojës duke sharë trajnerin (VIDEO)

Rey Manaj

Rey Manaj njihet për temperamentin e tij të zjarrtë, që i ka shkaktuar jo pak probleme gjatë karrierës. Por këtë herë, shpërthimi i tij nuk kishte si objektiv kundërshtarët, por vetë trajnerin e skuadrës së SIvaspor ku ai bën pjesë, Omer Erdogan. Në minutat e fundit të sfidës ndaj Ey, skuadra e Manajt mbeti me 9 lojtarë, pasi pa të ndëshkoheshin me të kuq nga një futbollist në secilën pjesë loje. Trajneri Ergodan vendosi të largonte pikërisht sulmuesin shqiptar nga fusha dhe ky i fundit nuk e priti mirë vendimin.

 

Ai filloi t’i bënte me gjeste trajnerit duke i kërkuar llogari, ndërsa Erdogan vuri gishtin te buza duke e sinjalizuar që të pushonte e dilte nga loja. Kjo bëri që Manaj të shpërthente në të shara në anglisht, duke mos kursyer një “Fu*k off” ndaj trajnerit të tij i cili po mundohej të përforconte mbrojtjen pasi shifrat ishin 0-0.

GOLAT E MANAJ-T

Në 14 ndeshjet e këtij sezoni Manaj ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre pasime finale. Shkëlqimi i Manaj ka bërë që Sivasspor të fitojë ndeshjen e parë pas tetë dueleve që nuk mundej të dilte te tri pikët.

LEXO ME SHUME:Rey Manaj rikthehet ai i dikurshmi, dy gola e dy asiste në fitoren e Sivassporit (video)

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)

Comments are closed

Add Comment