Rey Manaj ndryshon kampionat, zbulohet ku do të firmosë sulmuesi për tre vite

Rey Manaj ka zgjidhur dilemat për të ardhmen e tij, teksa bëhet gati që të provojë një aventurë në një kampionat tjetër nga ato që ka provuar deri tani. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të prezantohet nesër në klubin turk të Sivasspor.  Gazeta katalanase “Sport” bën të ditur se pas shumë negociatash me skuadra në kampionate të ndryshme, Manaj në fund ka pranuar ofertën e Sivaspor, teksa do të provojë një kampionat i cili në këtë vit ka mbledhur shumë lojtarë cilësorë nga ligat kryesore në Europë.

Vizitat mjekësore të tij janë caktuar për ditën e premte, teksa më pas do të firmosë një kontratë trevjeçare me klubin i cili ka si synim që të kthehet përsëri në kompeticionet ndërkombëtare.

Manaj është jashtë fushave të lojës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur një dëmtim e la atë përfundimisht jashtë planeve të Uotford dhe mbylli para kohe aventurën e tij në kampionatin anglez.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)