Rey Manaj rikthehet ai i dikurshmi, dy gola e dy asiste në fitoren e Sivassporit (video)

Rey Manaj

Rey Manaj është rikthyer të shkëlqejë dhe bashkë me të edhe Sivasspor ia ka dalë të marrë tri pikë për javën e 21 në Superligën e Turqisë. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares fitoi 5-2 në shtëpi kundër Kayserispor dhe Manaj ka qenë deçiziv me dy gola dhe dy asiste.

 

Seria e gjurmës për Manaj nisi në minutën e pestë, ku pas pasimit të Bassan shqiptari e ndali sferën në rrjetë për t’i dhënë epërsinë të tijve. Më pas lushnjari asistoi për Rodrigues në fundin e pjesës së parë. 13 minuta nga fundi Manaj do i rikthente nderin Bassan dhe do asistonte për të, para se në shtesën e dytë të kalonte gjithë mbrojtjen dhe të shënonte golin e pestë.

 

Në 14 ndeshjet e këtij sezoni Manaj ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre pasime finale. Shkëlqimi i Manaj ka bërë që Sivasspor të fitojë ndeshjen e parë pas tetë dueleve që nuk mundej të dilte te tri pikët.

LEXO ME SHUME:Rey Manaj drejt mbylljes së aventurës me Sivasspor, pret kalimin te rivalët e klubit turk

TRANSFERIMI TE TRABZONSPOR

Kështu dyert për Manajn janë të hapura me një ofertë bindëse dhe mediat turke kanë bërë të ditur se një nga klubet e mëdha të Turqisë, Trabzonspori, pritet të plotësojë kërkesat ekonomike për palët e përfshira. Senjol Gynesh, trajneri i njohur turk i cili drejton aktualisht Trabzonsporin, raportohet se ka kërkuar me çdo kusht Manajn, pasi e pëlqen mes të gjithë sulmuesve të tjerë në kampionatin turk.

Related posts

E FUNDIT/ Tefik Osmani rikthehet në kryeqytet, prezantimi te Tirana pritet të bëhet shpejt

“Ai trajner ka dashur të ma prishë karrierën”/ Furtunë te Flamurtari, lojtari konfirmon largimin “agresiv”: Të gjithë jemi kalimtar

Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake