“Revolta popullore ka shpërthyer”/ Meta, thirrje qytetarëve: Nesër në protestë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu ka bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen protestës së opozitës ditën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit.

Në deklaratën për mediat, Meta është shprehur se revolta ka shpërthyer dhe se populli nuk do të lejojë më që kjo qeveri të prodhojë vetëm mjerim.

Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre solemn dhe nuk do të lejojnë me që Edi Rama me korrupsionin skizofrenik të prodhojë vetëm mjerim dhe shpopullim, duke vjedhur taksat dhe pasuritë kombëtare për të mbajtur në këmbë këtë regjim të kalbur nga hajdutëria dhe krimi, siç u faktua edhe me aferën e zezë shtetërore “McGonigal”.

Revolta popullore, ka shpërthyer,  më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, i cili kërkon të asgjësojë tani edhe Kuvendin, sepse kërkon të asgjësojë llogaridhënien, pluralizmin dhe opozitën që  përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve.

Bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, i komisioneve hetimore, i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, i përjashtimit të deputetëve, i bllokimit të informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj Kuvendit, që po kthehet në një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim.

Ndaj nesër në ora 10:00 ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!”, tha Meta.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!