Rekord shkarkimesh e largime trajnerësh në Kategorinë Superiore, vetëm Gvozdenovic dhe Tetova i kanë shpëtuar “stuhisë”

Kategoria Superiore

22 trajnerë të larguar e shkarkuar në 32 javë Superiore, një numër i ekzagjeruar, po të bësh krahasim me kampionatet e huaja.Qatip Osmani është i fundit i trajnerëve, vetëm katër javë përpara përfundimit të kampionatit dhe fillimit të fazës Play-Off. Vetëm 2 nga 10 skuadra ia kanë dalë mbanë të mbajnë trajnerët e tyre që me fillimin e sezonit. Po flasim për Edlir Tetovën me Egnatian që po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm dhe Ivan Gvozdenovic, që ia ka dalë të rimëkëmbë Skënderbeun në momentin më të vështirë.

Nuk ndodh pothuaj askund që tre trajnerë të kenë humbur pankinat ende pa përfunduar faza e parë, po te Kukësi largimii tyre është kthyer në mode me verilindorët që mbajnë rekord me katër trajnerë në 32 javë. E llogaritë bëhen edhe më të rënda nëse kapesh në faktin që dy skuadrat e kryeqytetit kishin projekte të reja. Projekte, të cilëve drejtuesit që i aprovuan, nuk i dhanë kohën e duhur.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)