Rekord betonizimi në 2022, Erion Veliaj dha mbi 1.8 milionë m2 leje ndërtimi në Tiranë

Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror. Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë 2022, kur u dhanë leje për një sipërfaqe prej 800 mijë metrash katror, duke u përgjysmuar në të dytin (388 mijë m2) dhe duke u reduktuar ndjeshëm në të tretin (272 mijë m2). Në tremujorin e katër, sipërfaqja e dhënë u rrit sërish dhe arriti në rreth 350 mijë metra katror.

Në total, në Tiranë për gjithë vitin 2022 u dha rreth 68% e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin. Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro.

Sipas INSTAT, vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në të gjithë vendin është 2.667.497 m2, nga 2.316.709 m2 miratuar në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15,1%. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 113 miliardë lekë në vitin 2022, nga 99.2 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2021, duke shënuar një rritje prej 14%.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024