“Jam në fazë të avancuar për transferimin”/ Lushkja fjalë lamtumire, Tetova vendos veton: Askush nuk largohet

Regi Lushkja

Regi Lushkja ishte protagonist përsëri për Egnatian në Europë, teksa shënoi sot dy gola ndaj Olimpija Ljubljanës. Por në fund, edhe ai u dëshpërua teksa pa skuadrën e tij të eliminohej në kohët shtesë përballë sllovenëve.

“E nisëm ndeshjen me vrull, u pa që ishim të karikuar, u përqendruam te detyrat e shënuam edhe gol. Por në një standarte që duhej ta kishim evituar na barazuam. Por është një ndeshje që e kishim nën kontroll shumë mirë, po përgatiteshim shumë mirë. Por ai kartoni i kuq që u mor në fund na dëmtoi disi se kemi konsumuar shumë metra dhe është për të ardhur keq.

Gjykimi? Po ta shohësh edhe ndeshjen e parë kemi marrë shumë të verdha e nuk besoj se është normale, se kundërshtari nuk mori asnjë. Edhe në këtë ndeshje. Por nuk dua të merrem me arbitrimin, por edhe me pjesën tonë.

Largimi? Të them të drejtën janë në faza të avancuara të transferimit. Nuk ka mbaruar asgjë, jam ende një lojtar i Egnatias dhe të shohim përsëri në vijim se çfarë ndodh.

Shënova dy gola por nuk vlejtën për asgjë, do ishin të rëndësishëm nëse fitonim dhe kualifikoheshim”, tha për “SuperSport” pas ndeshjes Lushkja.

DEKLARATA E EDLIR TETOVËS

Merkato për sezonin? Grupi është i plotë, nuk do ketë largime, as për Lushkjen besoj se janë mbyllur, e kemi diskutuar. Mendojmë të bëjmë më të mirën në kampionat”, tha Tetova për “SuperSport” pas ndeshjes.

Related posts

Zi në familjen e Dinamos! Met Nallbani, ish-kryetifozi ndahet nga jeta

Alen Sherri dëmtohet keq, merr ndihmën e stafit mjekësor dhe zëvendësohet menjëherë (video)

Partizani e nis sezonin me halle, dy kryesorët mungojnë në sfidën ndaj Vorës