Refuzoi Shqipërinë? Rudi Vata hedh poshtë deklaratën e Alban Bushit për të birin: Mund ta ketë parë në ëndërr, gënjejnë njerëzit dhe i mbushin me iluzione

Rudi Vata

Rudi Vata ka hedhur sot poshtë fjalët e trajnerit të U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, i cili tha në konferencë për mediat se Roko Vata, ashtu si edhe emra të tjerë të njohur që për momentin përfaqësonin ekipe të tjera kombëtare, ishin kontaktuar të gjithë nga FSHF. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, në një intervistë për “Sport Neës” në “News 24”, ka theksuar se fjalët e Bushit janë të pavërteta.

Ai pranoi se kishte pasur kontakte me Bushin, por në mënyrë miqësore dhe jo për të diskutuar për të ardhmen e të birit i cili po shkëlqen me Celtic dhe përfaqësueset e moshave të Irlandës. Në diskutimin rreth kësaj teme me moderatoren Trevisa Tufa, Vata theksoi se në FSHF nuk dëshironin që të kishin lidhje me të ndaj kjo pasqyrohej te moskontaktimi zyrtarisht i të birit për një të ardhme në ekipin kombëtar.

FJALËT E BUSHIT-Unë Albanin e kam patur shok dhome kur trajneri Medin Zhega ishte trajner i Kombëtares. Shpesh herë Albani binte për të fjetur me një plan dhe zgjohej me ëndrra. Vetëm në ëndërr mund ta ketë parë. Nëse zyrtarisht një përfaqësues i FSHF-së ka kontaktuar me mua ose me agjentët e Rokos, sepse me djalin personalisht jam i sigurt që nuk i kanë kontaktuar.

PËRGËNJESHTRIMI-Nuk është e ndershme të gënjesh sepse bëhet fjalë për një situatë tepër delikate. Njerëzit që e kuptojnë se si është marrëdhënia ime me persona që kanë investuar në futbollin shqiptar që përpara 20 vitesh, duhet të kuptojnë që nuk ka mundësi që të kenë dëshirë që prezenca e Rudi Vatës të jetë afër ekipit kombëtar. Është e pamundur. Këto gënjejnë njerëzit dhe i mbushin me iluzione sikur është kontaktuar Rudi Vata.

KONTAKTET-Në jetën time akoma nuk kam kontaktuar me një përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit për Rokon në formë zyrtare. Nëse Albani thotë që e kam pyetur Rudin si po shkon Roko? A po bën progres? Kjo është diçka tjetër sepse është një bisedë mes dy shokësh, por jo për të planifikuar diçka në lidhje me këtë situatë. Gazetarët nëse janë të interesuar të dinë të vërtetën duhet të kërkojnë fakte.

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën