Refuzoi Kombëtaren kuqezi për Greqinë, UEFA jep vendimin për futbollistin shqiptar

Ëndrra e Andrea Ndojit për të përfaqësuar Greqinë, tashmë mund të bëhet realitet. UEFA i ka dhënë miratimin futbollistit shqiptar për të luajtur për kombëtaren helene dhe tashmë të gjithë problemet e dokumentacionit janë zgjidhur.

I lindur në Greqi por me prindërit shqiptarë, Ndoji ka qenë i paqartë për Kombëtaren që do të zgjidhte duke qenë se e ka ndërruar disa herë. Shkresa të ndryshme në FSHF, UEFA e FIFA kanë qenë për të luajtur herë me Shqipërinë, e herë me Greqinë teksa tashmë duket se dilemat kanë marrë fund.

Ndoji është pjesë e Olimpiakos në kampionatin grek dhe po bën një sezon të mirë. Pak kohë më parë, ai shprehej se ëndrra e tij ishte Shqipëria ndërkohë që në një deklaratë të dytë shprehej se Greqia është vendi i lindjes.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin