Refugjati i pastrehë nga Shqipëria që krijoi biznesin e tij me 600 € dhe sot është një milioner

Jemi mësuar që në mediat greke të pasqyrohen vetëm lajme “të këqija” për shqiptarët që jetojnë atje. Vrasje, përdhunime, grabitje, por Armir Harris ka ndryshuar stereotipin. “Orizontespress” i ka dedikuar një shkrim të gjatë biznesmenit shqiptar që ndryshoi jetën e tij me një aplikacion, duke u kthyer në një sipërmarrës të fuqishëm. Në një rrëfim të gjatë për jetën e tij, shqiptari tregon sesi ishte larguar nga vendi pas vitit 1996, për të nisur një jetë të re në Amerikë, ku shpesh herë u ishte dashur që të flinin poshtë një ure. Por tani kompania e tij e autobusëve është një prej më të suksesshmeve.

Sot ka mbi 3,000 autobusë dhe operon në më shumë se 300 qytete në Amerikë dhe Kanada, me më shumë se 2 milion pasagjerë në vit. Klientët e tij të rregullt janë Google, Microsoft, Facebook, Apple, Amazon, bankat më të mëdha të vendit, universitetet, gjigandët e Fortune 500 dhe madje edhe NFL.

Në vitin 2017, “Shofur” u rendit në vendin e 21 nga 5,000 kompanitë që shënuan rritjen më të shpejtë në Amerikë, me të ardhura vjetore 12.1 milion $. Armir Harris është tani një nga emrat më të njohur në Silicon Valley, pasi aplikacioni i tij ndryshoi hartën e udhëtimeve masive që prej vitit 2013.

Firma e tij deri më tani vlerësohet me mbi 100 milion dollarë dhe ai është më i pasur nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë. Por shqiptari ka një histori për të treguar; si u shndërrua nga një refugjat politik në një udhëheqës kompanie miliona dollarësh.

Armir Harris arriti në Shtetet e Bashkuara si një refugjat politik, para se të shndërrohej në mishërimin përfundimtar të ëndrrës amerikane. “Kujtimet e mia të para janë nga Shqipëria, është një vend i bukur, por në vitet 1990 shpërtheu një luftë civile,” kujton ai në një intervistë me revistën Inc. disa vjet më parë. Si fëmijë, ai nuk e kuptonte mirë se çfarë po ndodhte, por ai pa dhunën në rrugë dhe frikën e të gjithëve.

Prindërit e ndaluan që të shkonte në shkollë duke e mbajtur 8-9 muaj të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë. Në vitin 1996, nëna mori Armirin dhe motrën e tij dhe kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara. Arritën në St. Louis me 2,000 dollarë në xhep dhe jetonin në parqe ose nën ura.

Nëna lante enët dhe pastronte restorantet për të ushqyer fëmijët e saj. “Përkundër faktit që ishim të pastrehë dhe moti ishte i vështirë, ne kishim njëri-tjetrin”, kujton ai me dashuri. Një pikë kthese u shënua në jetën e tij në 1998, kur ai dhe xhaxhai i tij emigruan së bashku në Karolinën e Veriut. Xhaxhai nisi të punonte si shofer taksie dhe më pas punësoi 15-vjeçarin Armir dhe nënën e tij.

Por ai e mësoi vetë kodin HTML dhe krijoi një faqe në internet për xhaxhain e tij për biznesin e tij. Para se të ndodhte e gjithë kjo, i riu kishte shfaqur dashuri të madhe për tenisin ndërsa flinte në parqet e St. Louis. Shpesh herë ai huazonte raketa për të “vrarë” kohën gjatë ditës. Më pas e ndoqi pasionin e tij në shkollë të mesme, dhe ishte mjaft i mirë. Talenti i tij bëri që një person ta trajnonte pa para, dhe shumë shpejt do të merrte pjesë në turne tenisi në të gjithë vendin.

Në vitin 2006, ai u bë një prej emrave më të mirë në federatën Amerikane, duke fituar kështu një bursë në Universitetin e Bostonit. Por ai nuk ishte aq i mirë sa të bëhej një tenist profesionist. “Unë isha i mirë, por nuk isha aq i mirë”, kujton ai. Me një karrierë sportive pa të ardhme, ai tashmë kishte hedhur sytë nga pasuritë e paluajtshme. Në këtë fushë ishte vërtet i mirë atje, merrte 5,000 dollarë në muaj.

“Universiteti ishte i shtrenjtë. Kreditë filluan të grumbullohen. Për mua nuk kishte kuptim.” Pasi gjendja filloi të përkeqësohej, ai i ndaloi studimet për t’u përqendruar në biznesin e tij në Los Angelos.  Shqiptari u transferua në Kaliforni në 2009 ku edhe vijoi punën si shitës pasurish të patundshme. Por një ditë teksa po kthehej në shtëpi, shkoi të vizitonte biznesin e familjes me autobusët e xhaxhait dhe pa që mund ta ndihmonte. Kështu që ai u kthye përgjithmonë në Charlotte në 2012, në kohën e duhur.

Atë fut në Charlottë po mbahej kongresi i demokratëve dhe xhaxhait të tij i kishin kërkuar 60 autobusë. Armir nuk do ta humbte një mundësi të tillë. Ai filloi të telefononte kompani nga qytetet dhe shtetet fqinje. Por iu deshën 2-3 ditë për të marrë me qera një autobus. Por kjo i dha atij një ide të mirë. Një treg në internet ku mund të kërkoni për një autobus dhe mundësinë për ta gjetur sa më thjeshtë. Idenë e hodhi në një aplikacion dhe e emëroi “Shofur”, një platformë ku rezervoni autobusë në internet për çdo rast dhe shikoni itinerarin e tyre në kohë reale. I kushtoi 800 dollarë, aq sa kishte kursime.

Çdo autobus ka sensorë dhe GPS për t’u lidhur me sistemin që Armir dhe punonjësit e tij t’i skanojnë dhe për të ditur saktësisht se ku lëviz dhe në çfarë kushtesh. Një sistem inteligjence artificiale që mbledh dhe analizon të dhëna nga më shumë se 1.000 kompani autobusësh në kohë reale. Platforma e saj nuk shërben vetëm për konferenca, festa dhe udhëtime në grupe, por edhe për këdo që ka nevojë për një autobus. Mjafton të jesh i ligjshëm për ta ngarë. Kur Agjencia e Mbrojtjes Civile të SHBA (FEMA) kishte nevojë urgjente për të evakuuar 10,000 njerëz nga Florida, Georgia dhe Carolina e Jugut në 2016, pas uraganit shkatërrues Matthew që shkatërroi Haitin, zgjidhja u gjet lehtë: Në Shofur!

FEMA e dinte sërish se kujt t’i drejtohej kur uragani Irma goditi në 2017 dhe u pasua nga Harvey pak muaj më vonë. Disa mijëra njerëz u transportuan me disa klikime, pa frikë, pa panik.

Burimi: businessmag.al

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Si sot 19 Korrik!

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra