Reforma e pensioneve, vijojnë protestat e dhunshme në Paris, policia përgjigjet me gaz lotsjellës (video)

Reforma e pensioneve: Vijojnë protestat e dhunshme në Paris, policia përgjigjet me gaz lotsjellës Kanë vijuar edhe ditën e sotme përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris.

“Situata është shumë e tensionuar. Nuk prisnim që të dilte nga kontrolli kaq shpejt,” raporton një gazetare nga vendi i ngjarjes. Të paktën 800 mijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Francës, numri më i lartë deri tani sipas raportimeve. Ndërkohë, ministria e Brendshme e vendit nuk ka publikuar ende shifra.

Kanali televiziv BFMTV raportoi sot se të paktën 350-400 persona, të gjithë të veshur me të zeza, me flakadanë në duar kanë sulmuar bizneset në zonë.
Nga ana tjetër, policia është duke u përgjigjur me gaz lotsjellës, megjithatë turma mesa duket është e pamenaxhueshme.

Ndërkohë, larg nga protestat nëpër Francë, presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel për samitin e marsit.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë