Presidenti i Tiranës, Refik Halili zhvilloi ditën e sotme takimin me trajnerin Bledi Shkëmbi për të diskutuar të ardhmen e korçarit. Klikoje Sport ka mësuar se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar projektin për sezonin e ri dhe në këtë mënyrë, Shkëmbi nuk do të jetë trajneri i Tiranës. Pasi mbylli takimin me presidentin Refik Halili, Shkëmbi ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut për të firmosur me skuadrën e Strugës.
Bledi Shkëmbi kishte edhe një vit kontratë me klubin bardheblu. Përgatitjet e skuadrës pritet të nisin më datë 1 korrik. Fillimisht presidenca duhet të punojë për të gjetur drejtorin e ri sportiv dhe më pas trajnerin që do të udhëheqë skuadrën. Te Tirana në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate.
Tashmë është e ditur që Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj, Admir Bajroviç dhe Florjan Përgoni e kanë mbyllur me Tiranën. Edhe Edison Ndreca kaloi te Prishtina. Po kështu, lojtarë si Mici dhe Selmani, e kanë mbyllur kontratën dhe presin rinovimin. Gjithsesi, duke parë situatën që firma nuk ka, mësohet se lojtarët që janë nën kontratë dhe mund të bëjnë formacionin bardheblu. Bëhet fjalë për një 11- she që në letër është shumë e fortë. Madje, Tirana ka edhe disa lojtarë rezervë. Në pamje të parë, ekipi është i mirë, por skuadra duhet të përforcohet në reparte të caktuara që të ketë alternativa të mundshme.