Refik Halili “hap thesin”, zbulohet premio e presidentit të Tiranës në rast fitoreje ndaj Partizanit

Refik Halili

Refik Halili e ka seriozisht. Tirana do të presë Partizanin për të bërë mes tyre llogaritë e derbit të fundit të këtij sezoni. Një duel shumë i rëndësishëm dhe tepër delikat për dyja ekipet, që në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00 të ditës së nesërme do të “përplasin brirët” për 3 pikët.

Një sfidë e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj përballë një rivali të përjetshëm. Aktualisht siç dihet bardheblutë e Bledi Shkëmbit janë të fundit në klasifikim dhe rrezikojnë mbijetesën, ndaj dhe fitorja në derbi do të vlente shumëfishë më shumë.

Për të motivuar futbollistët dhe skuadrën, Refik Halili vazhdon traditën e premio para derbit. Për “kokën” e Partizanit, kreu i Tiranës ka bërë gati premion e radhës, e cila mendohet se kap shifrën e 15-20 milionë lekë të vjetër.

Kjo shumë në rast triumfi ndaj të kuqve nga presidenti Refik Halili, do t’i shpërndahet skuadrës dhe mbetet të shihet se çfarë do të prodhojnë 90-të mintat e ditës së sotme.

Forma dhe statistikat e ekipeve

Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:

Partizani: Golavarazhi 35:29

Tirana: Golavarazhi 37:42
Lojtarët që bëjnë diferencën;

Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.

LEXO ME SHUME:“Do keni një barrë të rëndë mbi supe”, thirrja e fortë e ish-kapitenit Gentian Muça për lojtarët: Të mos mendojnë për karrierën e tyre

Related posts

Prej kohësh ishte zhdukur nga “radari”, ish-sulmuesi i Partizanit shkëlqen në Rumani me golin e shënuar (video)

“Të harrojmë humbjen në derbi”, Skënder Gega fokusohet te dueli me Egnatian dhe flet për afrimin e Herolind Shalës

“Do të jetë ndeshje e luftuar”, Ernest Gjoka në prag të përballjes kundër Tiranës: Në fushë për gjithçka, tifozët nesër të jenë faktori kryesor

1 comment

Skënder Gega kundër Tiranës: Nuk e mendoja se do... 07/04/2025 - 22:28
[…] LEXO ME SHUME:Refik Halili “hap thesin”, zbulohet premio e presidentit të Tiranës në rast fitoreje ndaj Par… […]

Comments are closed

Add Comment