Festë e dyfishtë te Tirana, Refik Halili shkon në dhomat e zhveshjes dhe i jap lajmin e madh lojtarëve (VIDEO)

Refik Halili

Fitorja madhështore e Tiranës në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 0-3 nuk ka kaluar pa u vlerësuar nga drejtuesit bardheblu. Presidenti Refik Halili, i emocionuar nga paraqitja dhe rezultati i skuadrës, zbriti menjëherë pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes për të takuar nga afër lojtarët dhe stafin teknik.

Në një atmosferë festive, Halili përgëzoi skuadrën për lojën e treguar dhe shpirtin e garës, duke theksuar se ky ishte një nga sukseset më të bukura të Tiranës në derbit e fundit. Përveç urimeve, presidenti bëri edhe një gjest konkret: ai premtoi shpërblimin prej 20 mijë eurosh, që do të ndahet për lojtarët dhe stafin si bonus për triumfin në derbi.

“Ky rezultat është për gjithë tifozët e Tiranës. Ju treguat karakter dhe forcë. Kjo është vetëm fillimi, unë jam krenar për ju,” – mësohet të ketë thënë Halili gjatë takimit me skuadrën.

Ky premtim ka ndezur edhe më shumë entuziazmin në radhët e lojtarëve, të cilët tashmë janë të motivuar për të vijuar me të njëjtin ritëm në kampionat. Nga ana tjetër, tifozët bardheblu kanë shpërthyer në festë, duke e konsideruar këtë derbi si një nga më të paharrueshmit e viteve të fundit.

LEXO ME SHUME:Spektakël bardheblu në zemër të kryeqytetit: Tirana poshtëron rivalin e përjetshëm! Partizani në kolaps (video)

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)