Receta për pingjur!

Perbersit:

4 kg speca te ajvarit

2 kg domate

5-6 thelpinje hudher

1 tufe magdanoz

2 luge krip

4 luge sheqer

250 ml vaj

50 uthull

2 feferona(speca djeges)

Udhezimet:

Specat i pjekim ne pllake,i qerojme dhe grijme ne copeza,jo te bluhen

Domatet i qerojme dhe grijme ne copeza

Ne nje ene te thelle qesim vajin,ngrohim ne max,shtojme domatet e grira dhe thelpinjet  e hudhres

Pastaj pas 20 minutash shtojme specat e grira,magdanozin e grire,uthullen,kripen sheqerin, specat e grira(gjithashtu te pjekura me pare),dhe ziejme derisa te merr dendesine e duhur

Me pas pingjurin e  qesim neper kavanoze te sterilizuar(nga kjo mase dalin 10-11 kavanoze te vegjel nga 3oo ml),mbyllim hermetikisht dhe leme te ftohen

Pra sipas deshires mund te dyfishoni masen per me shume

Related posts

Mëngjeset me 400 kalori! Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

Turli me perime të stinës – Plot vlera dhe shije fantastike në një pjatë

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!