Receta për kaçamak

Përbërësit

5 gota ujë

1 gotë kaçamak

2 thelpinje hudher

1 lugë e gjysmë kripë (e vogël)

2 lugë gjalpë

2 lugë ajkë

Hapat

Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës

Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here

Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë

Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni

Related posts

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!