Reçel luleshtrydhe i bërë në shtëpi!

Është stina e frutave më të preferuar të fëmijëve dhe jo vetëm… Luleshtrydhet dhe qershitë na ftojnë të shijojmë shijen e tyre, por edhe na ngacmojnë për të përgatitur reçel me to.

Është tunduese dhe shumë e thjeshtë për ta bërë edhe ju në shtëpitë tuaja

Përbërësit
1kg lulehstrydhe
1kg sheqer
1 limon i shtrydhur

Përgatitja
Pasi i lajmë luleshtrydhet u heqim majën dhe i kullojmë. Shtriijmë në tenxhere në 2 radhë (apo më shumë) luleshtrydhet, mbulojmë me sheqer secilën radhë dhe e lemë të pushojë për 6 orë. Më pas e ziejmë në zjarr të ngadaltë për 30 min.

Pak para se ta heqim nga zjarri, shtojmë lëngun e një limoni. E lemë të ftohet dhe e hedhim në kavanoz.

Ju bëftë mirë!

Related posts

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!