Real Madrid mposhti Barçën 4-0, fjalimi i Ancelottit bën që lojtarët të shpërthejnë në festë (video)

Real Madrid fitoi 0-4 përballë Barcelonës në “Camp Nou” dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit.

Karim Benzema shënoi 3 gola, ndërkohë që Carlo Ancelotti, i njohur për batutat e tij, deklaroi këto fjalë në dhomat e zhveshjes: “Jam krenar që pashë një ndeshje të tillë. Një krenari të ulesh në stol dhe të shijosh një ndeshje si kjo. E para: ju përgëzoj të gjithëve.

E dyta: ju thashë një gënjeshtër: nuk ishte një finale, por një gjysmëfinale. Dhe e treta, më dëgjoni me kujdes: nesër e keni pushim”, u shpreh Ancelotti.

Finalje e Kupës së Mbretit, Real Madrid-Osasuna do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, Sevilla (6 maj).

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)