Reagimi/ Ambasadorja amerikane konfirmon Çim Pekën: Bashës i thashë Luli se jemi miq, ai më quan Yuri…(ASNJË KOMENT PËR BISEDËN)

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim i është përgjigjur gazetarit Çim Peka, i cili deklaroi dje se kryedemokrati Lulzim Basha i kishte thënë prerazi diplomates, se është ai kryetari i opozitës. Gjatë ndërprerjes së takimit të Këshillit Politik, të thirrur nga Kim sot në rezidencën amerikane, duket se ambasadorja ka gjetur kohën e lirë për të lexuar mediat shqiptare.

Linku i shpërndarë nga Kim është ai i një portali shumë pranë qeverisë, i shigjetuar edhe si “media e Endri Fugës”, këshilltarit të kryeministrit Edi Rama.

Ndalur tek fakti që Basha i kishte kërkuar Kim, të mos e quante Luli por kryetari i opozitës, diplomatja shprehet: Kjo është nonsens. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj atë Luli. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq.

Por çfarë tha gazetari Çim Peka dje? 

 Syri.tv, Peka ka zbardhur një bisedë telefonike të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Peka u shpreh se Basha kishte telefonuar Kim duke përdorur tone të ashpra, duke bërë që të ndryshojë edhe axhenda për takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Madje, sipas tij, biseda ka qenë me tone shumë të ashpra, dhe se Basha i ka thënë Kim:  ‘Unë nuk jam Luli Basha por jam kryetari i opozitës, nëse vazhdoni të jenë në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. A ka ndodhur vërtet kështu? Kim sqaron sot çështjen e komunikimit me Bashën, por jo pjesën tjetër të bisedës së zbardhur nga Peka.

Related posts

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…

Euro sërish në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 8 maj 2025

Rama kujton nga takimi elektoral në Lushnjë ish-deputetin e ndjerë socialist, Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart!