“Rastet me Covid kanë rënë, por janë shtuar…”/ Mjekja: Po qarkullojnë disa lloje virozash, fëmijët më të prekurit

Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e përhapjes së koronavirusit, madje në urgjencën e spitalit infektiv gjatë 24 orëve të fundit nuk ka shkuar asnjë pacient për të marrë mjekim.

Por, nëse po lëmë pas rastet e shumta në numër me covid-19, stina e pranverës në vendin tonë, ndryshimi i temperaturave po shoqërohet me një fluks të shtuar të të miturve në qendrat shëndetësore dhe urgjencat e spitaleve.

Mjekët thonë se në këtë periudhë fëmijët po preken gjithnjë e më shumë nga virozat, të cilat po shfaqin simptoma të ndryshme, të ngjashme deri diku me rinitet alergjike.

Mjekja pediatre e Qendrën Shëndetësore nr2 në Tiranë, Valbona Shahinaj tregoi në “Wake Up” edhe virozat që po prekin më së shumti fëmijët.

“Fluksi është shtuar realisht, por fatmirësisht në këtë situatë nuk kemi Covid. Rastet kanë rënë goxha me Covid, por janë shtuar virozat stinore. Duke filluar me alergjitë dhe në këtë periudhë kemi pasur një virozë me diarre dhe të vjella.

Një tjetër virozë është edhe ajo me temperaturë. Ndonjëherë është edhe kombinim, bark të vjella dhe temperaturë.

Viroza do kalojë, maksimumi 3 ditë. prindërit t’i ushqejnë mirë, jo duke i mbingopur, por t’i hidratojnë. Pjesa më e madhe që janë prekur në këtë periudhë janë mosha e çerdheve dhe kopshteve”, sqaroi mjekja.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024