Rashica pritet në Stamboll si “SULLTAN”, sulmuesi është “shqiponja” e re e Besiktas-it (video)

Milot Rashica është rikthyer në kampionatin turk por këtë herë jo me Galatasaray-n. Sulmuesi i Kosovës ka pranuar ofertën e formacionit, i cili eleminoi Tiranën nga Conference League.

Besiktas lajmëroi para pak orësh se tratativat me Norwich ishin në një stad të avancuar ndërkohë që vetë Rashica ishte nisur drejt Stambollit. Zyrtarizimi u bë vetëm pak çaste më parë ku Besiktas me anë të një videoje, ku paraqitet një shqiponjë, ka prezantuar lojtarin më të ri në ekip. Rashica ka mbërritur në Stamboll për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Beshiktashit.

Në aeroportin e Stambollit kanë qenë të shumtë tifozët që e kanë pritur dhe menjëherë i kanë vënë një shall duke nisur këngët e klubit. Rashica zhvilloi një sezon mjaft të mirë me fanellën e Galatasarait në sezonin e fundit dhe pritej vetëm zyrtarizmi i tij me kampionët, por gjërat kanë ndryshuar vetëm në fund.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)