Raportoi për shpërthimin e coronavirusit në Wuhan/ Gazetarja kineze përballet me 5 vite burg

Një gazetare nga Kina që mbuloi shpërthimin e coronavirusit në Wuhan, po përballet me pesë vite burg, bazuar në dokumentet e lëshuara së fundmi.

Sipas BBC, Zhang Zhan, një ish-avokate 37-vjeçare, është mbajtur në paraburgim që kur u arrestua në muajin maj.

Ajo akuzohet për “shkaktimin e mospajtimeve dhe provokimin e telasheve” – një akuzë e përdorur shpesh kundër aktivistëve në Kinë.

Zhang nuk është gazetarja e parë qytetare që ka hasur telashe për raportimin e shpërthimin e virusit në Wuhan.

Të paktën tre gazetarë u zhdukën në muajin shkurt. Njëri prej tyre ishte Li Zehua, i cili u rishfaq në prill duke thënë se kishte qenë në karantinë.

Më vonë doli se i dyti, Chen Qiushi, ishte vendosur nën mbikëqyrjen e qeverisë, derisa vendndodhja e gazetarit të tretë, Fang Bin, është ende e panjohur.

Burimi: Telegrafi

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)