Ramush Haradinaj kujton vëllain e vrarë: Luan, neve po na ikin vitet dhe ti mbete…

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij Luan Haradinaj që u vra gjatë luftës dhe sot duhet të kishte mbushur 47 vite.

Teksa ka publikuar një foto nga Tirana, Haradinaj thotë se për të dhe familjen Luani ka mbetur i ri 23 vjeç ashtu siç ka rënë për lirinë e Kosovës.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, shkruan Haradinaj.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….