Rama thirrje publike Bashës: Sqaro pozicionin tënd për kasetën e masakrës në Krushë të Madhe! Sa më shumë i bën bisht përballjes…

Pas akuzave të kameramanit amator Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës, vjen një tjetër reagim nga kryeministri Rama.

Ky i fundit thotë se heshtja e tij po e kthen liderin e opozitës në një të akuzuar, duke e ftuar më tej publikisht të sqaronte pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.

STATUSI I PLOTE:
Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare