Rama të vijë këtu të dialogojmë/ Gratë naftëtare flasin për mesazhe kërcënuese: Nuk kemi për borxh të dëgjojmë ato telefonata

Ndërsa greva e urisë ka hyrë sot në ditën e 22-të, gratë naftëtare të rafinerisë së Ballshit thonë se gjendja e tyre shëndetësore por edhe psikologjike, po rëndohet.

Qëndresa e tyre vijon, për të mos lëshuar asnjë nga kërkesat e tyre, deri në plotësimin e kushteve që kanë.

“Situata janë është e rëndë dhe e vështirë nga ana psikologjike. Po vuajmë për bukën e gojës. Ne duam vetëm bukën e gojës të premtuar nga kryeministri Rama. Faleminderit presidentit qe reagoi sepse kjo jona është greve ekonomike jo politike. Nuk dorëzohemi dhe nuk dalim nga ambientet e qendrës shëndetësorë derisa te marrim lekët”, shprehen gratë greviste.

Por sot ato thanë se kanë marrë edhe mesazhe dhe telefonata kërcënuese me kërkesë për të ndërprerë grevën e urisë.

“Apeli vazhdon ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Kemi pasur mesazhe dhe thirrje me privat dhe këto janë partiake. Nuk kemi për borxhe të dëgjojmë ato telefonata kërcënuese për të lënë grevën. Jemi te ngujuara ekonomikisht. Shpresa eshte që Rama te vije ketu e te dialogojme, “Ja sheshi, ja mejdani “. Ne brenda ne greve ai jashtë në shesh. Ne duhet te jemi pranë familjeve tona jo ketu, ndaj duam nje zgjidhje sa me pare. Deputeti i zonës mos te vij vetëm në Ballsh sa të hajë dreke. Të zbres deri tek gratë e të shikoj çfarë behët. Nga greva nuk dalim”, pohuan grevistet.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!