Rama publikon videon dhe “thumbon” ashpër që në mëngjes opozitën: Thanë që do bëhet pallat e…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.  Rama nuk lë pa ‘thumbuar’ as opozitën në lidhje me akuzat që u hodhën ndaj qeverisë, të cilën e akuzuan se e shembën shkollën ‘Sami Frashëri’ për të ndërtuar pallate.

“MIRËMËNGJES

dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA