Rama mungoi në Kuvend, Berisha e sfidon në studio: Edi, bëhu burrë hajde 5 minuta këtu! (video)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha , i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ka folur ndër të tjera lidhur me çështjen McGonigal dhe rolin e kryeministrit Rama në takimet me ish-zyrtarin e FBI.

Ndër të tjera, teksa në studio i është lexuar qëndrimi i kryeministrit Rama në Top Channel, ku ka shpjeguar arsyet e tij për të mos shkuar në kuvend, Berisha i është përgjigjur: “Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se i pyetur në Top Channel për mungesën e tij në kuvend, Rama tha: “Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në  nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…