Rama: Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë në tryezën e Shengenit Ballkanik

Mes të tjerash, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, Edi Rama u rikthye të flasë për Shengenin Ballkanik.

Rama theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë në këtë tryezë.

“Patjetër që unë nuk kam se si të ndryshojë mendim lidhur me domosdoshmërinë që ne të jemi bashkë, Shqipëria dhe Kosova, edhe në tryezën e Shengenit Ballkanik, i cili nuk është një alternativë e integrimit tonë në BE, por krijimi i një hapësire të përbashkët, ndërkohë që ne përpiqemi të hyjmë në BE, duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Kur flasim për potenciale të pashfrytëzuara, kush i bie ndesh kësaj iniciative vrapon ta karakterizojë si një iniciativë që lidhem me interesat e Beogradit, ndërsa unë qëndroj te interesat e shqiptarëve dhe te interesi strategjik i ynë. Ne kemi një potencial shumë të madh të pashfrytëzuar me Kosovën dhe si mund ta bëjmë këtë? Duke vendosur në themel të këtij bashkëpunimi 4 liritë e BE-së: Lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë e lëvizjes së mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve”, u shpreh Rama.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024