Rama: Demokratët e kanë derën e hapur/ Bardhi ironizon deklaratën e tij: Mbyll dritaren dhe derën se…

Edi Rama nga Shkodra deklaroi një ditë më parë se duhet të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët.

Teksa nuk ka vonuar shumë, ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënëkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi në rrjetin social X.

“Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje. Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur”, shkruan Bardhi.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!