Rama bën vaksinën e 3/ Fyen gazetarët dhe kërcënon me masa të reja

Kryeministri Edi Rama bëri vaksinën e tretë të koronavirusit. Ai tha për mediat se kjo është një domosdoshmëri për dimrin që ka nisur.

Duke folur për mediat, Rama tha se po përhapen teori konspirative për vaksinat dhe virusin.

Ndërsa bëri thirrje që të dëgjohet shkenca dhe shkencëtarët, Rama për minuta të tëra foli vetë si shkencëtar duke shpjeguar vaksinat dhe mutacionet e reja. “Vaksina nuk të mbron nga infektimi,” tha Rama.

Pas momenteve tensionuese me gazetarët, Rama pasi tha se pyetjet e tyre janë injorancë. “Të gjithë ata që kanë një ekran, kanë një mikrofon, nuk duhet të bëjnë spektakël. Kjo është skandaloze, bëhet fjalë për jetën e njerëzve”– iu drejtua Rama gazetarëve.

Kryeministri kërcënoi se do ketë masa të reja.

“U them atyre që janë nëpunës të këtij shteti që të vaksinohen, pasi do të vijë momenti që do të ndalohen që të shkojnë në punë dhe nuk do paguhen nga taksat e shqiptarëve. Iu them atyre që kanë të bëjnë me hapësira të mbyllura, se mund të vijë momenti që do të mbyllet dyqani nëse nuk janë të vaksinuar,” tha Rama.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024