Rama ashpërson tonet me Bashën dhe ka një paralajmërim për të!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot kryedemokratin Lulzim Bashën se nëse nuk mëson t’i respektojë rivalët, do t’i kthehet me të njëjtën monedhë.

Deklarata e Ramës:

“Nuk po zgjatem shumë por edhe njëherë unë e kuptoj e në këtë rast e kuptoj pse të duhet kjo retorika. Ka përballë frikacakë që nuk ia dalin dot me sfidat e këtij trimi. Respekto që të të respektojnë. Nuk mundesh dot ti e asnjë individ që për të realizuar një objektiv të dhunojë verbalisht rivalin. Nuk e bën dot. Fatkeqësia është që e ke provuar shpesh dhe je bërë bozë. Ne nuk kemi kohë për të humbur por angazhohemi për t’i bërë seriozisht. Jo vetëm me shifrat por ke probleme edhe me gërmat. Më vjen keq por nuk mund të hyjmë në proces kushtetute duke të besuar ty sesi lexon ti. Bëhen me dialog mes përfaqësuese të PD-PS që bën mirë ti respektosh nëse nuk do ta ndërpresim këtë mënyrë komunikimi e të ta kthejmë me mosrespekt. Po nuk je goxha burrë prandaj. Je këtu o ej. Zgjohu, zgjohu. Flet përçart këtu,”-tha Rama në fjalën e tij.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…