Raketa izraelite shfaros një familje në Siri

Katër civilë, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në Sirinë Qendrore, njoftoi agjencia qeveritare siriane Sana këtë mëngjes. Sipas agjencisë njësia siriane kundërajrore iu përgjigj sulmit, të kryer nga avionët ushtarakë izraelitë që vinin nga hapësira ajrore libaneze.

Sipas agjencisë Sana, viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, babai, nëna dhe dy fëmijë, në një vend të paspecifikuar në fshatin perëndimor të Hama, rreth 150 km në veri të Damaskut.

Nga ana tjetër, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut pretendon se katër civilët u vranë nga shpërthimi në shtëpinë e tyre i një rakete tokë-ajër të qëlluar nga kundërajrori i qeverisë siriane.

Burimi: a2news

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!