Radoiçiç merr përgjegjësinë e sulmit në Veriun e Kosovës: E organizova vetë, nuk njoftova askënd. Rroftë Serbia!

Është publikuar letra e plotë e kreut të Listës Serbe, Milan Radoçiç, ku ai pranon autorsinë për organizimin e sulmit terrosit të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Radoiçiç merr përsipër të gjithë përgjegjësinë për sulmin, teksa shprehet se nuk ka njoftuar askënd për organizimin, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë, e as strukturat lokale politike në veri të Kosovës. Sipas tij, qëllimi i sulmit ishte mbrojtja e serbëve të Kosovës nga ajo që ai e cilëson si “pushtim”.

Sa i përket vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku, Radoiçiç shprehet se ishte aksidentale dhe më pas ka filluar një përplasje e madhe.

“Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës, fisnikëria e tyre asnjëherë nuk do të harrohet.”- thuhet në letër.

Në fund, ai jep dorëheqjen nga roli i kreut të partisë serbe, “Lista Serbe”.

Letra e plotë:

Unë Millan Radoiçiç, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë për shkak të spekulimeve të shumta që janë paraqitur në këtë rrugë, njoftoj të gjithë publikun se bashkë me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës në ditën e 24 shtatorit 2023 kisha ardhur në veri të Kosovës në zonën e fshatit Banjskë.

Arsyeja e kthimit tonë ka qenë që të trimërojmë popullin serb në atë zonë për t’u ofruar rezistencë regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që i është nënshtruar terrorit çdo ditë dhe rritjes së ëndrrës së lirisë popullit tonë në veri të Kosovës.

Njoftoj të gjithë ndjekësit kujdestar të popullit serb, që nga Kurti dhe nga ndihmësit e tij ndërkombëtarë që unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori dhe ky akt i imi nuk kishte asnjë tjetër karakter dhe qëllim dhe nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim paraprak politik.

Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës dhe prej tyre nuk kam pasur asnjë lloj ndihme sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme për sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit pasi populli serb ka ofruar rezistencë nga regjimi i Kurtit në shumë raste për zbutje dhe qetësimit të situatës politike në disa raste jemi tërhequr pa arritur ndonjë rezultat më të prekshëm sepse na thuhej se në këtë mënyrë do të kontribuonim në deeskalim dhe se KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmerrnin çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb.

Rroftë Serbia!

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024