Qytetari godet me vezë Vangjel Dulen në hyrjen e SPAK: Do ikni siç ikin këlyshat e Serbisë (video)

Vangjel Dule goditet me vezë para seancës gjyqësore për Fredi Belerin.

Ai është goditur me vezë nga një person i panjohur i cili qëndronte jashtë SPAK-ut.

“Hajde këtu ore, do ikni siç ikin këlyshat e Serbisë”, i thotë personi që e goditi me vezë.

Një prej vezëve preku nga pas xhakete Dulen, i cili pasi ktheu kokën për të parë se çfarë ndodhi, u fut pa thënë asgjë në ambientet e GJKKO.

Kujtojmë se ditën e sotme do të mbahet seancë për Fredi Belerin në lidhje me shqyrtimin e ankimit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Në seancën e sotme është paraqitur edhe ambasadorja greke.

Gjykata e Posaçme e Apelit më parë shtyu për në 24 janar seancën, pasi në seancën e fundit përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025