Qeverisja dhe Historia

Aleksandër Popi ( Alexander Pope) mendonte se vetëm një i çmendur do të kundërshtonte format e qeverisjes.Historia ka një fjalë të mirë për të gjitha këto forma, dhe për ekzistencën e një qeverie në përgjithësi. Meqenëse njerëzit e duan lirinë, dhe liria e individëve brenda një shoqërie kërkon një farë rregullimi të sjelljes, kushti i parë i lirisë është kufizimi i saj; nëse bëhet absolute, ajo humbet në kaos. Në këtë mënyrë, detyra e parë e shtetit është vendosjae rendit; një forcë qendrore e organizuar është alternativa e vetme ndaj forcave të paparashikueshme dhe përçarëse në duart e individëve.

Pushteti ka tendencën të përqendrohet drejt një qendre, sepse nuk është i efektshëm kur ndahet, dobësohet dhe shpërndahet, siç ndodhi në Poloni me “veton e lirë” (liberum veto”); prandaj, centralizimi i pushtetit në monarki nga Rishelje ose Bismarku, kundër kërkesave të baronëve feudalë, është lavdëruar nga historianët. Një proces i ngjashëm ka centralizuar pushtetin në qeverinë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; nuk kishte kuptim për të folur për te drejtat e shteteve”,ndërkohë që ekonomia i shpërfillte kufijtë e shteteve dhe mund të rregullohej vetëm nëpërmjet nje autoriteti qendror. Në ditët e sotme, po zhvillohet nje qeveri ndërkombëtare, sepse industria, tregtia dhe financat po i kapërcejnë kufijtë dhe po marrin forma ndërkombëtare.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA