Qeveria gati rritjen e pensioneve dhe të pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Rritja e pandalshme e çmimeve përgjatë gjithë vitit, duket se ka detyruar qeverinë që të ketë sërish në fokus pensionistët, një ndër kategoritë më të varfra në vend. Ministria e Financave është duke punuar që të ketë një indeksim të pensioneve, që do të nisë efektet nga muaji tetor. Po ashtu, parashikohet të bëhet efektive edhe paketa e dytë e rezistencës sociale, sipas të cilës për tre muaj rresht çdo pensionist që merr nën ose sa gjysma e pagës minimale, si dhe familjet në nevojë do të marrin 3 mijë lekë për çdo muaj, një shumë kjo që vjen si pasojë e rritjes së çmimeve, për të gjitha mallrat dhe shërbimet. Edhe pse nuk dha detaje, kryeministri Edi Rama tha se lajmi i mirë do të vijë shumë shpejt për të moshuarit.

“Është e vështir që në një situatë të tillë, inflacioni nga njëra anë dhe kriza energjetike nga ana tjetër të arrijmë të ofrojmë aq sa duhet. Por ne do të vijojmë të rrisim pagat për arsimtarët dhe mjekët, ndërsa shumë shpejt ne do të kemi një lajm të mirë për pensionistët, ndaj të cilëve do të jemi gjithmonë borxhlinjë”, u shpreh Rama gjatë inaugurimit të spitalit të ri në Laç.  

Kryeministri Edi Rama ka premtuar nga spitali i ri i Laçit se do të rriten sërish rrogat e mjekëve dhe infermierëve ndërsa tha se uron që së shpejti të kenë lajm të mirë për pensionistët.

“Unë thjesht dëshiroj të falënderoj dhe miqtë e Kishës që ishin sot të pranishëm dhe i bënë bekim spitalit. Me atë rast mora dhe unë disa pika uji që shpresoj të më sjellin mbarësi. Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim. Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajm të mirë për pensionistët, edhe pse gjithmonë ndaj tyre do të jemi në borxh”, tha Rama.

Rama “thumbon” opozitën nga Laçi

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer një thumb për opozitën nga spitali i ri i Laçit duke thënë se nuk e kuptojnë përse mbyllën specializimet. Teksa ka shumë largime të mjekëve dhe infermierëve, Rama tha se nuk ka boshllëk dhe me spitalet e reja, kanë vënë në dispozicion apartatura të reja që të vijojnë të punojnë në shërbim të njerëzve.

“Ne sot në sistemin spitalor kemi shpërndarje e prani më të plotë e të racionalizuar sesa kishim vite më parë kur trashëguam një gropë të madhe e të pashpjegueshme të mungesës së specialistëve prej mbylljes së specializimeve. Një vendim i marrë nga qeveritë e mëparshme që nuk ia gjejmë dot shpjegimin. Sot jemi në kushtet e harmonizimit të mjekëve të vjetër dhe atyre të rinjve që duke i ofruar kushte të tilla dhe duke i vënë në dispozicion aparatura, iu ushqejmë dëshirën që të vijojnë të punojnë në shërbim të njerëzve. Ndaj dua ta nis duke ju uruar mjekëve më me përvojë që këto vite të mbetura të shërbimit ti kalojnë sa më mirë, po ashtu dhe mjekëve të rinj e t’ia dalin t’i ofrojnë këtyre komuniteteve një shërbim cilësor. Për ti bërë njerëzit të ndihen mirë”, tha Rama.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!